I infektuar me COVID, humb jetën drejtori i Pallatit të Kulturës

277

Ndahet nga jeta Arianit Alliu, drejtor i Pallatit të Kulturës në Librazhd, i cili ishte shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv, pasi u infektua me Covid.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Alliut.

Balla shkruan se Alliu ishte për të një mik i mire dhe se Librazhdi humbi një artist që sillte vetëm gëzim.

“Lamtumirë Nit i dashur! Nuk arritëm dot të të mbajmë në jetë nga ky armik i pabesë. Doktoreshë Najada dhe stafi i saj bënë gjithçka, por nuk qe e thënë që një njëri i shkëlqyer si ti ta fitonte këtë betejë. Librazhdi im i dashur humbi një artist që na sillte vetëm gëzim, ne shokët e tu humbëm një mik të vyer, familja jote e bukur humbi bashkëshortin dhe babain model. Nuk gjej dot fjalë! Lamtumirë Arianit Alliut, drejtorit tonë të Qendrës Kulturore Librazhd! U prehsh në paqe.”