E trishtë/ Sporti shqiptar në zi, humb jetën mjeshtri legjendar

274

Sporti shqiptar sot mban zi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh Petrit Murzaku.

Pas tre viteve në regjim shtrati nga sëmundja e rëndë, Murzaku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Legjenda u rrëzua, duke lënë pas një histori të jashtëzakonshme sportive.

Në vitet 1948-1964, për 16 vite rrjesht, ai ishte sportisti universal që luajti lojrat me dorë, garat e vrapimit e kërcimit, por dhe sporte të tjera, duke qëne kampioni absolut i Partizanit dhe i ekipeve tona kombëtare.

Pak vite më parë RTSH e la të gjallë kêtë figurë me përmasa kombëtare, përmes dokumentarit “Legjenda Murzaku”.