Bëri burg në Itali/ Kush është i riu që u vra në Vlorë (EMRI)

87

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Orikum të Vlorës.

Burimet bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Benjamin Bezhani, rreth 27 vjeç.

Ai është një emër që ka patur probleme me drejtësinë, pasi më herët ka kryer disa vite burg në Itali. Trupi i tij i pajetë u gjet nga policët në makinën e tij.

Mësohet se ndaj tij është qëlluar më shumë se dhjetë herë. Policia nuk ka dhënë akoma asnjë detaj apo informacion për autorin e krimit dhe motivin.