Vritet me armë zjarri një 27 – vjeçar

298

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dukat të Vlorës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një person ka mbetur i vrarë.

Viktima quhet Beniamin Faslli Bezhani rreth 27 vjeç, i cili para ca kohësh ka qenë në burg në Itali.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes.

Vlorë

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.