I vuri flakën biznesmenit grek/ Shqiptari pranon krimin: Nuk më dha paratë e mia

239

Pasi vrau dhe i vuri flakën biznesmenit grek në hotelin e tij në Santorini të Greqisë, shqiptari ka pranuar krimin. Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e tij, ku tregohet me detaje sesi ndodhi ngjarja. Sipas tij, gjithçka nisi për 200 euro borxh që biznesmeni grek i kishte atij.

“Unë punoj në Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy herë të punoj dhe t’i dërgoj para nënës dhe tre motrave. Hotelieri më kishte borxh 200 euro. Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk më dha ato të miat. Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi për të më goditur. I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë. Në këtë moment kuptova se ai ishte i vdekur”, i tha ai policisë.

Shqiptari pohoi se më pas, në gjendje shoku, e goditi me grushte grekun. Pasi fshiu njollat e gjakut, ai i hodhi trupit të pajetë vodka dhe më pas i vuri zjarrin. Viktima u identifikua si biznesmeni Nikos Halaris.