Atentat biznesmenit, autorët djegin makinën

69

Një biznesmen u bë sot shenjestra e një atentati me armë në aksin rrugor Lezhë–Milot. Rreth orës 17.00, persona të panjohur qëlluan ndaj Aleksandër Dedës, duke e plagosur rëndë atë.

Menjëherë Deda u dërgua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, rreth 5 km larg vendngjarjes, policia ka gjetur një autormjet tip “Audi” të djegur dhe brenda tij edhe një armë zjarri.

Hetuesit dyshojnë se atentati lidhet me veprimtarinë e biznesmenit, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve të zonës.