“Krenare që jam shqiptare”, Dua Lipa uron Ditën e Pavarësisë

263

Në këtë ditë të veçantë për Shqipërinë, nuk ka munguar edhe urimi i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo ka postuar një fotografi, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, teksa shihet e mbuluar me flamurin kuq e zi.

“28 Nëntori! Dita e Flamurit! Krenare që jam shqiptare. Urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar Dua.

https://www.instagram.com/p/CIIYpkrsQ27/?igshid=c5yi942iw310