Ministria e Shëndetësisë: shifra rekord të infektuar humbje jete në 24 orët e fundit

87

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 18 të infektuar me koronavirus, ndërsa janë prekur nga virusi Sars-Cov-2 edhe 645 qytetarë të tjerë.

Të paktën kaq kanë rezultuar pozitivë pas testimit të 2.201 personave. Numri i qytetarëve të shëruar për këtë të premte ishte 403.

Në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.