52-vjeçarja hidhet nga kati i dytë, vdes në vend

270

Një 52-vjeçare i dha fund jetës këtë të enjte.

Ajo u hodh nga kati i dytë i banesës, duke mbetur e vdekur në vend.

Sipas policisë, 52-vjeçarja e kreu aktin e rëndë në kushtet e depresionit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës.

Njoftimi i Policisë

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, shtetasja M.K., 52 vjeçe dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.