10 qytetarë humbin jetën, zbulohen 656 raste të reja me COVID

76

10 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 656 raste të reja, nga 2.174 testime të kryera.

Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 3 qytetarë nga Tirana, 3 nga Durrësi, 2 nga Fieri, 1 nga Vlora dhe 1 nga Gjirokastar, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.”

Ndërkohë, janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 17.352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8904

Fier        1360

Durrës 1312

Korçë    953

Vlorë     875

Shkodër 870

Elbasan 827

Lezhë    757

Berat     524

Gjirokaster 551

Kukës    392

Dibër 170