Shuhet legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, raportojnë mediat argjentinase

252

Shuhet legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, në moshën 60-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat në Argjentinë, të cilat raportojnë se Maradona ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e tij në Tigre të Meksikës, pak ditë pasi doli nga spitali. “El Pibe De Oro” iu nënshtrua para pak ditësh në ndërhyrje kirurgjikale në tru.

Maradona është konsideruar gjithmonë si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka fituar Kampionatin Botëror me Argjentinën në vitin 1986. I paharrueshëm mbetet goli më dorë ndaj Anglisë në çerekfinale, të cilin e quajti si “Dora e Zotit”.

Ai ka luajtur me Boca Juniors, Barcelonën dhe Napolin, skuadër me të cilën fitoi edhe dy tituj kampionë në Itali.