Rëndohet gjendja e Gegës, me urgjencë në Turqi

258

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej disa ditësh është duke zhvilluar luftën e tij ndaj COVID-19. Tekniku i verilindorëve nuk ka pasur një gjendje të lehtë të infektimit, ndërsa së fundmi klubi i Kukësit njofton se gjendja e Gegës është rënduar. 

Kështu, për një trajtim më të specializuar të mushkërive trajneri Gega është nisur drejt Turqisë në Stamboll. Shpresa është që Gega të rikthehet sërish në gjendje optimale e më pas për të vazhduar pasionin dhe profesionin e tij, atë të trajnerit, në krye të Kukësit.

Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit ka shqetësuar të gjithë opinionin futbolldashës në Shqipëri. Edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka është solidarizuar në këto ditë të vështira të pandemisë dhe uron që sa më shpejt gjendja e Gegës të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm.

Edhe Sokol Kushta i ka dhënë kurajo përmes një postimi në rrjetet sociale: Gjithë jetën ke fituar, edhe këtë betejë do ta fitosh mik. Redaksia e “Konica.al” solidarizohet bashkë me të tjerët: Shërim të shpejtë Skënder Gega!