“Nuk ia uroj as armikut”/ Infermieria nxjerr foto, transformimi shokues që pësoi nga puna në spitalin Covid

335

Një infermiere ka treguar, me anë të një postimi në Twitter, tregoi se si nisi “udhëtimi” i saj në luftimin e koronavirusit, dhe si ka shkruar deri më tani.

Kathryn, e cila filloi të punonte si infermiere në Tenesi tetë muaj më parë, ndau dy fotografi në Twitter ku tregonte transformimin që i kanë bërë kushtet e vështira në të cilat punon.

Në foton që ndodhet në të majtë, ajo shfaqet duke i buzëqeshur kamerës, imazhi i dytë pastaj tregon një realitet tjetër. Kathryn duket e rraskapitur pas një turni 12 orësh në fundjavë, ndërsa në fytyrë i dallohen shenjat e lënë nga pajisjet që e mbrojnë nga Covid-19.