Ndërron jetë shkrimtari i madh shqiptar, deputetja jep lajmin e trishtë: Smunda të të jap nje përqafim te fundit

325

Ditën e sotme është ndarë nge jeta poeti dhe gazetari, Apostol Duka. Lajmi e ka bërë të ditur mbesa e tij, deputetja Elena Duka Xhina.

“Nuk munda të jap të fundit përqafim e as të përkëdhel thinjat e buta”, shkruan ndër të tjera deputetja në mesazhin e saj.
Postimi i deputetes

Xhaxhai im më i dashur, rrënja jonë më e thellë, zgjodhe të largohesh heshtur, në betejën me një sëmundje të pashërueshme e në një kohë kaq të vështirë ! Nuk munda të jap të fundit përqafim e as të përkëdhel thinjat e buta, as të të mbaja dorën, pasi u largove pa bujë, ashtu siç jetove, fisnik, i hijshëm duke na lënë pas dritë nga drita jote, grimca të paharruara nga jeta jote….

Ti je aty, në çdo fletë libri të shkruar, në çdo varg që kullon sot dhimbje nga ikja jote… guri më i çmuar i gjerdanit tonë !