Artan Hoxha mposht COVID-19, tregon përjetimet dhe jep një këshillë

298

Gazetari Artan Hoxha përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë me dije se bashkë me bashkëshorten e tij ka kaluar Covid-19.

Hoxha deklaron se infektimi me koronavirus ishte një përvojë “aspak mbresëlënëse”, por mjaft sfilitëse dhe e lodhshme.

Në përfundim të statusit, gazetari Artan Hoxha iu ka dhënë një këshillë qytetarëve që të bëjnë kujdes, të ruajnë shëndetin e familjareve dhe sidomos të prindërve.

Sipas Hoxhës,  COVID-19 nuk është një lojë, është një e keqe shumë e kushtueshme për shqiptarët.

Postimi i plotë

Thefsh qafën Covid-19….

Pas dy javesh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare, e perballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë qe rendom po cilësohet, si virusi i shekullit.

Ishte një përvojë aspak mbresëlenëse….

perkundrazi, sfilitese dhe e lodhshme…

Vetem kur krijuesi të bën nje “xhiro” nga “honet e qoftëlargut”, e kupton vleren e vertete te jetes, te bashkeshortes, te familjes, te femijeve, te prinderve, te miqve dhe shokeve, gjithkujt qe te ndodhet pranë.

Papritmas, gjendesh në nje shkretetirë të frikshme, mes teje dhe krijuesit.

Aty të vetmit engjej mbrojtes, për dreq nuk janë propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e ditës, që të fut jo vetëm të dridhurat, por panikun…

Aty nuk vlejnë mjekët e cirkut politik, “heronjtë” e Ëhatsapp- it, “mjekët biznesmenë”, që na i servir regjia e shëmtuar e propagandës qeverisëse, apo që i degjojmë tek na mjegullojnë më keq çdo natë nga studiot vezulluese të ekraneve kombëtare…

Me duhej ta provoja vetë, se heronjte e vertete me bluza të bardha, ata të heshturit, qe bejne detyren e tyre në keto dite të trazuara, qe shpetojne jete njerezish dhe mbjellin shprese, pikerisht aty ku duket se oksigjeni është zhdukur…janë krejt të tjere…

Falenderimi dhe mirenjohja në keto raste, per heronj te tille te heshtur, eshte shume pak

Dua ta nis mirenjohjen time nga shefi i reanimacionit të spitalit Amerikan 3, doktor Gentian Huti, nje shkodran, qe për zotin “te tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo Hidri, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e perkushtuara me veshje prej astronauti .. etj.

Në fund, nje falenderim të veçante, miqve të vertete, qe në dite të tilla, vlejne me shume se nje thesar.

Në saj të tyre, pata mundesine të marre nje trajtim cilesor mjekesor, në Spitalin Amerikan 3, jo vetem me i miri në vend, por ndoshta dhe në Ballkan.

Dhe në fund nje keshille.

Miq, të njohur, bashkekombas!

Eshte në zgjedhjen tuaj të lire te besoni ose jo, ta neverisni propaganden e shemtuar te pushtetit dhe panikun e pakenaqesise të opozites në betejen e saj për pushtet.

Unë u mundova për 8 muaj me radhë të mos infektohem nga covid19, por nuk ia dola dot.

Beni kujdes, ruhuni per shendetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prinderve në moshe të thyer.

Covid-19 nuk eshte nje loje, eshte nje e keqe shume e kushtueshme për shqiptaret e vene perfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpreses.

Jeta e çdo njerit prej jush eshte shume e shtrenjte…

Ju lutem, kujdesuni per vete dhe te tjeret, qe të mos beheni për spital.

Per fat te keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të covid19…