Rekord humbje jetësh nga koronavirusi sot në vend

109

Këtë të hënë u regjistrua numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi, që nga marsi. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se kanë humbur jetën 17 pacientë.

Viktima më e re është 37 vjeç, ndërsa më e vjetra 86 vjeç. Në anën tjetër, 2.352 testime kanë zbuluar 795 raste të reja. Sakaq, janë shëruar 388 qytetarë.

Në spitalet COVID janë shtruar 439 qytetarë, nga të cilët 16 në terapi intensive dhe pesë të intubuar. Gjithsej, në Shqipëri janë regjistruar 33.556 të infektuar, 16.230 të shëruar dhe 716 humbje jete.