Ambasada e Gjermanisë njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

70

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish me kapacitet të kufizuar. Por, numri i aplikimeve që përpunohen çdo ditë do të reduktohet.

Në njoftim sqarohet se këto masa ndërmerren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve dhe të punonjësve.

“Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime”, tha ambasada.