Aksident i rëndë, vdes 40-vjeçarja

331

Një aksident i rëndë u regjistrua paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Thumanë-Krujë.

Policia njoftoi se në aksident u përfshinë një mjet tip “Trajler” dhe një mjet tip “Opel”. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën një 40-vjeçare, ende e paidentifikuar.

Po ashtu u lënduan dy persona të tjerë, që janë dërguar në spital. Për ngjarjen, efektivët shoqëruan në komisariat shoferin e “Trajlerit”.