Koronavirusi në Shqipëri, 14 persona humbasin jetën në 24 orët e fundit

217

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2,084 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 565 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 persona të prekur me Covid-19.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.