I ftuari shan Çanin në emision: Je qelbësirë! Thonë që je mazokist…Moderatori: Na çave tra*in!

85

Një debat mjaft i çuditshëm ka ndodhur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit.

I ftuari në emision, Agron Dalipaj, u mërzit sepse moderatori nuk po i jepte mjaftueshëm kohë, ndaj e quajti “qelbësirë”, madje deklaroi se të tjerët thonë se ai është “mazokist”.

“Më thanë miqtë mos shko tek Çani se ai bën lloj lloj sharjesh. Kjo është hera e tretë që vij këtu. Por unë mendoj se ti je personazh interesant në botën e gazetarisë shqiptare dhe je shumë qelbësirë”, u shpreh Dalipaj,

“Mund të jesh i pakënaqur me mua, mund të më shash edhe pse është hera e tretë që vjen në studio. Ke 20 vjet që ke inat me Akademinë e Shkencave, që kur ke ardhur para 5 vjetësh te unë, të kam thënë që t’i bësh denoncime meqë the që ke fakte, dokumente. S’ke bërë asgjë, e bën për show. Ti bën tënden, tjetër gjë që drejtësia mund të mos e marri parasysh. Nuk ka mundësi që të gjithë njerëzit ta kenë gabim dhe ti ta kesh mirë”, i tha Çani.

“Kjo punë ka ngjallur interes kombëtar, puna e gjuhës. Kam dokumenta që janë anti-shqiptare, do t’i çoj në Prokurori”, vijoi Dalipaj.

Arjan Çani në fund i dha kohë të ftuarit, por pas diskutimeve të shumta të këtij të fundit, moderatori i’u drejtua me fjalët “Agron tani, na çave tra*in!”.

https://youtu.be/QSiWmZJqE98https://youtu.be/QSiWmZJqE98