Sekuestrohen 1.2 kg kokainë, pranga 50 vjeçares

233

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50 vjeçare dhe ka shpallur në kërkim ish bashkëshortin e saj pas sekuestrimit të një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Stacioni” u vu në pranga 50 vjeçarja V.P. ndërsa u shpall në kërkim ish bashkëshorti i saj D.M. i dënuar dhe më parë për krime të lidhura me drogën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në servisin në pronësi të D. M., që ishte i përshtatur si banesë për ish bashkëshorten V. P. dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, u gjetën dhe sekuestruan 1.184 kg lëndë të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.