Dyshonte se gruaja e tradhëtonte me ish bashkëjetuesin / Burg të akuzuarit për vrasje

311

Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg” për Fatmir Hoxhajn, autorin e dyshuar të vrasjes së Ahmet Toskës në 26 tetor.

Hoxhaj ka mohuar akuzat lidhur me ngjarjen duke thënë se ishte në gjumë kur ishte kryer vrasja. Por pavarësisht pretendimit të Fatmir Hoxhajt, togat e zeza kanë vendosur ta mbyllin në qeli.

Sipas prokurorisë, shkak për ekzekutimin ka qenë marrëdhënia që ahmet toska e fatmir hoxhaj kanë pasur me të njëjtën grua në periudha të ndryshme.

Hoxhaj dyshonte se bashkëshortja e tij vazhdonte të kishte lidhje intime me ish-bashkëjetuesin e saj, Ahmet Toska.