Rrahu gruan dhe kunatin, arrestohet agresori

211

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar për dhunë në familje.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale B.A., i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe ndaj kunatit të tij.

Po ashtu, blutë e Vlorës kanë arrestuar edhe R. B., 36 vjeç, banues në Shushicë, Vlorë. Në rrugën nacionale Risili-LLakatundë u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.