Moti Sot, e martë 17 nëntor 2020

262

Gjatë ditës moti parashikohet me kthjellime të pakta dhe vranësira mesatare deri të dendura.

Prej orëve të mbrëmjes duke nisur nga vija bregdetare, territori do të përfshihet nga reshjet e shiut me intensitet të ulët. Më pas reshjet e shiut parashikohet të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Parashikohet mjegull e mjegullinë lokale në lugina në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 5-12m/sek, por gradualisht fiton shpejtësi të fortë dhe me rrahje në bregdet 20-30m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-7 ballë.