“Bum” telefonatash tek 127/ Manastirliu: Gati për hapjen e spitalit COVID 4

146

Qindra qytetarë telefonojnë numrin e urgjencës 127 të shqetësuar se mund të jenë infektuar me koronavirus. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në një komunikim me gazetarët se vetëm ditën e fundit janë regjistruar gati 3 mijë telefonata.

“Jemi në mometet ku thirrjet arrijnë deri në 3000, vetëm ditën e djeshme në numrin unik 127 janë pritur 2996 thirrje, sepse mos harrojmë që urgjenca po punon me kapacitet të plotë pret thirrje dhe jep shërbim edhe përtej COVID19, 1269 thirrje janë vetëm për COVID19. Rreth 300 thirrje janë për kryerjen e tamponit. Shkohet në banesët dhe asistohet, monitorohet dhe vlerësohet nëse është rast për t’u derguar në spital ose jo. Gjithashtu 0800 40 40 jep informacion mbi mjekun ne familjes dhe nepërmjet saj mund të lidhen me mjekun e familjes”, tha Manastirliu.

Ajo shtoi se është gati për hapjen e spitalit COVID 4. Ajo shpjegoi se diçka e tillë do të ndodhë pasi të plotësohen kapacitetet e tre strukturave të dedikuara.

“Më tej do të vijohet me hapjen sipas 3 skenarëve të spitaleve rajonale, të cilët janë parapërgatitur për trajtimin e pacientëve me COVID19 duke e cuar kapacitetin ne mbi 1600 shtretër për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi.”