Nga sot në 22:00 lëvizjet vetëm me autorizim/ Për shkelësit gjobë ose burg

231

Të gjithë qytetarët duan të lëvizin pas orës 22 duhet të jenë të pajisur me një leje të posaçme të dale e-Albania. Kjo për shkak të futjes në fuqi të aktit normativ të qeverisë për masat e ndërmarra kundër COVID-19.

Pas orës 22 deri në orën 6 të mëngjesit, e gjithë Shqipëria do të jetë në izolim total. Asnjë lokal apo subjekt tjetër privat, përveç farmacive 24 orëshe nuk do të lejohen të punojnë. Qytetarët do të lëvizin vetëm ata që kanë arsye shëndetësore ose emergjenca, ndërsa të tjerët që janë jashtë banesës në këtë fashë orari për shkak të punës duhet të pajisen me leje.

DHIMITRAQ ZIU

ZV/DREJTOR POLICIA E TIRANES

Përjashtohen qytetarët që kanë kërkesa emergjence jetike duke aplikuar në portalin E-Albania. Përjashtohen institucionet dhe punonjësit e tyre që kanë detyra të domosdoshme ku përfshihen policia, urgjencat mjekësore mjekë, infermierë, zjarrfikës dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Ziu tha se penalizimet për qytetarët shkelës gjoba është deri në 10 mijë lekë të reja. Por për rastet e përsëritura do të ketë masa më të ashpra.

Krahas gjobës, për qytetarët është gjoba, bllokimi i mjetit, kemi vepër penale nëse është ndëshkuar 2 herë, gjobë deri në 6 muaj burg. Për bizneset mbyllje të aktivitetit deri në 6 muaj dhe për vepër penale burg. Është bërë një analizë për zonat që ka problematika dhe aty do të vendoset policia, këto janë zona me ris dhe këto janë dominonte dhe të monitoruara dhe këtu do të ndërhyjë policia”.

Përjashtim bëjnë punonjësit e institucioneve te cileve do tu kërkohet vetëm dokumenti . Ziu bëri et ditur se policia do të ketë dyfishim të forcave në terren dhe do të ngrihen pika të shumta postblloku . Masat anti-Covid nga ora 22:00 deri në 06:00, nisi këtë të mërkurë dhe do zgjasin për 3 javë.