Moti Sot, e hënë 9 nëntor 2020

235

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut do të nisin në orët e paradites të herëpashershme me intensitet të ulët. Gradualisht reshjet do të shtojnë intensitetin deri në mesatar. Në orët e pasdites e të mbrëmjes, parashikohet reshje shiu me rrebeshe me shkarkesa elektrike përgjatë vijës bregdetare.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim, 1-7m/sek, hera herës me rrahje në bregdet deri në 10-15m/sek , duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë.