Korça qyteti më “frikacak”, ka më pak ndërtime pa leje

233

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, njoftoi nga Korça se procesi i legalizimeve në këtë qark është drejt përfundimi.

Gjithashtu, Lame tha se fakti që qarku i Korçës ka pak ndërtime pa leje, tregon që qytetarët kanë frikë nga ligji.

“Korça është qarku më ‘frikacak’ për çështjen e ndërtimeve pa leje, korçarët janë treguar gjithmonë të paaftë për të ndërtuar pa leje sepse statistikisht Qarku i Korçës është qarku me më pak ndërtime pa leje në rang republike, duke qenë një qark me popullsi shumë të madhe.

Kjo tregon edhe qytetarinë e qarkut, por edhe frikën ndaj ligjit. Në aspektin afatgjatë kjo është një gjë e mirë sepse ka ruajtur në shumë raste tokën bujqësore nga ndërtimet, kanë ruajtur infrastrukturën rrugore, të kanalizimeve, infrastrukturën e qyteteve nga ndërtimet pa leje dhe na ka lehtësuar edhe ne punën”, shtoi Lame.