Votat e fundit në SHBA, ndryshojnë sërish shifrat

327

Janë 5 shtete amerikane ku po numërohen votat e fundit dhe që mund të vendosin kush do të jetë presidenti i vendit për 4 vitet e ardhshme. Edhe pse votat po numërohen ngadalë pasi bëhet fjalë përy vota të dërguara me postë procesi është shumë pranë fundit.

CNN ka nxjerrë të dhënat më të fundit në 5 shtete, por as Joe Biden dhe as Presidenti Donald Trump nuk kanë marrë ende 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

Nëse Biden fiton Pensilvaninë, ai është mbi pragun e 270 votave elektorale. Sipas parashikimeve të fundit të CNN, Biden ka 253 vota elektorale kundrejt 213 të Trump.