Ende nuk është shpallur fitues, Biden bën premtimin e parë si president

247

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kandidati Joe Biden bën një premtim për ditën e tij të parë të punës në Shtëpinë e Bardhë.

Kandidati demokrat shprehet se sapo do të marrë detyrën vendimi i parë që do të marrë është kthimi i Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen e Parisit për klimën.

Tërheqja e SHBA nga kjo marrëveshje u lajmërua gjatë administratës Trump 3 vite më parë, por vetëm në 4 nëntor 2020 ajo hyri në fuqi.

Akordi i Parisit u draftua në vitin 2015 dhe ka si qëllim forcimin e përgjigjes globale përballë kërcënimeve të ndryshimeve klimatike.