Koronavirusi në Shqipëri, rriten sërish rastet e reja, 4 të vdekur

233

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 396 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona.

Aktualisht, në spitale janë të shtruar 338 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 105 persona.