Deputetja e qytetit më të varfër në Shqipëri shkon në Parlament me çantë me vlerë 2000 dollarë.

366

Aurora Mara është një ndër deputetet e reja të Kuvendit dalë nga listat e LSI në zgjedhjet parlamentare të 2017 pasi partia e saj bashkë me PD zgjodhi të djegë mandatet e të dalë jashtë jetës parlamentare.

Ajo pohoi në media asokohe se është në Parlament për të përfaqësuar popullin e Matit dhe për të çuar aty zërin e tyre.

Por ndërkohë që këto dy vite nuk ka pasur ndonjë aktivitet të dukshëm në Parlament, zonja Mara ka rënë në sy me çantat e saj si kjo me të cilën erdhi këtë të enjte në Parlament e cila kushton rreth 2000 USD.