Aksident rrugorë, përplasen dy makina në superstradë

281

Dy makina janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku për pasojë mbetën të plagosur 2 persona.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Raboshtës dhe raportohet se përplasja ka qenë shumë e fortë sa që një nga makinat ka dalë nga rruga.

https://www.facebook.com/583363525062361/posts/3616151915116825/

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e dy të plagosurve.

Njoftimi i Policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në fshatin Balldre, mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin S.Q.,banues në Mal të Zi është përplasur me mjetin tip”Peogeot” me drejtues shtetasin E.
V.,banues në Milot.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime shtetasit N.V.,dhe A.V., të janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.