Përfundon makthi për Cristiano Ronaldon, del negativ në testin për COVID-19

229

Cristiano Ronaldo është shëruar. Tamponi i kryer sot nga ylli i Juventusit doli negativ.

Portugezi përfundoi izolimin në shtëpi dhe tashmë është sërish në dispozicion të Andrea Pirlo për ndeshjen kundër Spezia të dielën. Pas 18 ditësh, makthi për CR7 ka mbaruar.

Ronaldo doli pozitiv me koronavirus më 13 tetor dhe nuk ishte simptomatik. Të nesërmen ai u karantinua në vilën e tij.

Ronaldo u detyrua të mungonte në përballjen e tij me Messin në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, pas katër ndeshjeve të humbura, Cristiano Ronaldo është gati të kthehet në fushë.