Yuri Kim shkon në Parlament dhe u jep mesazhin e qartë të gjithëve.

277

Këtë të enjte ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim erdhi në Parlamentin shqiptar. Siç dihet SHBA janë mjaft aktive këto kohë dhe tregojnë mjaft interes për disa ligje të veçanta dhe shumë të rëndësishme që po miratohen nga Parlamenti shqiptar.

Njëri prej tyre është ai i zgjedhjeve. Gjëja e parë që na ra në sy ishte veshja tejet luksoze e zonjës ambasadore. Ajo ishte impenjuar për të qenë në nivelin e institucionit me veshjen që kishte zgjedhur.

Por kishte një detaj që nuk na shpëtoi. Ishte çanta e saj e cila duhet thënë se nuk ishte aq luksoze sa veshja. Por kjo zgjedhje e kësaj çante me siguri e kishte vlerën për një tjetër arsye.

Aty kishte të shkruara tre fjalë: Ambicie, Respekt dhe Punë në grup. Me sa duket, zonja Kim ka dashur të japë një mesazh për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me anë të këtyre tri fjalëve që po të bëhen bashkë përkthehen në sukses.