Pas kopshteve, mbyllet edhe materniteti, Covidi prek infermieren.

273

Një infermiere e maternitetit të Peqinit ka rezultuar pozitive me Covid. Për pasojë janë futur në karantinë edhe 2 infermierë të tjerë që kanë pasur kontat me të.

Ndërkohë pritet të merret tamponi për të gjithë stafin ndërsa mësohet se materniteti do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e përgjigjeve.

Disa ditë më parë është raportuar se janë mbyllur edhe kopshte pasi Covidi nuk po kursen askënd. Kopshti numër 8 në Elbasan është mbyllur pasi 8 persona edukatore dhe sanitare kanë rezultuar me covid. Dy edukatore rezultuan të prekura disa ditë më parë dhe tamponët e stafit nxorën pozitiv edhe 6 të tjera.

Ndërsa Bashkia e Elbasanit mori masa për mbylljen e kopshtit dhe dezinfektimin e ambienteve. Dy ditë më parë një kopsht publik në Peqin u mbyll pasi rezultoi pozitive me Covid njëra prej edukatoreve.