Ilir Meta në Devoll, zbulohet çfarë i tha kryetarit të Bashkisë.

69

Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë ditën e djeshme në Devoll ku është ndalur në shtëpinë e shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agolli.

Meta shkruan se ka inkurajuar kryetarin e Bashkisë Eduart Duro për të vijuar pa vonesa projektin e restaurimit të plotë të shtëpisë së shkrimtarit me qëllim kthimin në muze.

Sa herë e vizitoj Devollin e kam të pamundur të mos ndalem në Menkulas vendlindjen e Dritëroit tonë të dashur e të paharruar për tu përshëndetur me banorët dhe për të ndarë me ta kujtimet tona të shtrenjta për patriarkun e letrave shqipe.

Vizitova godinën e caktuar për tu kthyer në shtëpi muze dhe e inkurajova Kryetarin e Bashkisë Eduart Duro për të vijuar pa vonesa projektin e restaurimit të plotë të saj me qëllim që vitin e ardhshëm 90 vjetori i lindjes së shkrimtarit tonë të madh ta gjejë plotësisht funksionale për të mirëpritur vizitorët e shumtë.

Devolli i dha Shqipërisë Dritëroin por edhe shumë Dëshmorë personalitete dhe arsimtarë si mësuesja Luiza Dule shembuj të përhershëm frymëzimi dhe krenarie për devollinjtë e të gjithë kombin tonë.