Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, humb jetën shoferi 30-vjeçar

152

Një aksident me pasojë humjen e jetës së një 30 vjeçarit është regjistruar këtë mëngjes në Durrës, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:07, në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. B., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor, e për pasojë ka ndërruar jetë.