Tatuazhe, 4 gra dhe njerëz që zvarriten para tij/ Jeta e çuditshme e Mbretit më të urryer në botë

242

Ka shumë arsye pse Mbreti Maha Vajiralongkorn i Tajlandës nuk mund të gëzojë respektin e popullit të tij.

Sipas “Daily Mail”, së pari kjo nis që nga mënyra e veshjes se Mbretit, me xhinse me bel të shkurtër, tatuazhe dhe bluza të shkurtra.

Veç kësaj, jeta e shthurur që ai bën, pasi 68-vjeçari tani është me gruan e tij të katërt, ndërkohë që ka një aheng të tërë me balerina.

Maha gjithashtu insiston rregullisht se oborrtarët duhet të zvarriten në gjunjë drejt tij, urdhëron stafin të qethet qeros, si dhe ka detyruar një grua të hante nga tasi i qenit, teksa ishte gjysmë e zhveshur.