Surpriza në PD, Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave për deputetë përjashton nga gara e 25 prillit dy ish-deputetë të njohur.

225

Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave përjashton disa ish deputetë të PD-së nga gara. Mes tyre janë ish deputeti Ervin Salianji si dhe Endri Hasa.

Ka mbi 10 ish deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2017 të cilët janë skualifikuar nga komisioni i ngritur pranë PD ku ndër të tjerë janë Nada Meçorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi dhe Fatbardha Kadiu.

Këtë të enjte 22 tetor Komisioni i Vlerësimit në PD përfundoi procesin e vlerësimit të emrave që u votuan nga anëtarësia. 326 emra në të cilën mungon Salianji do të shqyrtohen nga Kryesia e PD për të përcaktuar listën finale të kandidatëve.