Zbulimi në Peru: Macja 37 metër në kodër, vizatimi 2 mijë vjeçar

302

Arkeologët në Peru kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm historik. Këtë herë, ata gjetën imazhin e një maceje të madhe të vizatuar në një kodër në jug të vendit.

Madhësia e imazhit është 37 metra dhe mendohet që vepra të jetë krijuar 2 mijë vite më parë. Pohimi ka ardhur nga ministria e kulturës së Perusë.

Zbulimi i fundit i bashkohet qindra imazheve misterioze të konfirmuara në këtë shtet. Këto vepra arti janë ndër enigmat më të mëdha arkeologjike, sipas UNESCO-s, që i ka listuar ato si pasuri botërore në vitin 1994.