Ja sa persona u gjobitën në 24 orët e fundit për mos mbajtjen e maskës.

225

Policia ka gjobitur qindra qytetarë që nuk kanë zbatuar urdhrin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme.

Sipas njoftimit për mediat gjatë kontrolleve janë kapur pa maskë 701 këmbësorë që kanë marrë gjobë 3 mijë lekë.

Po ashtu nëntë shtetas të tjerë nuk kishin as maskë as kartë identiteti. Për këtë arsye ata u shoqëruan në komisariat dhe morën edhe një gjobë.

Nga ana tjetër janë ndëshkuar edhe 564 pasagjerë në makinë që nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve si edhe qytetarë që përdornin transportin publik. Ata nuk kishin maska.