Humbi 8 anëtarë të familjes nga tërmeti, Ylber Lala rrëfen mes lotësh: Shteti më mashtroi…

266

Me 26 nëntor bëhet plot një vit nga tërmeti që mori 51 jetë njerëzish. Këneta e Durrësit ishte ndër zonat më të goditua të atij tërmeti. Në këtë vend ku më parë gjallëronte jeta mes zërave të fëmijëve dhe dashurisë së prindërve e gjyshërve nuk ka mbetur më asgjë. Lulet kanë mbirë mbi rrënojat e vetme të harruara këtu.

Ylber Lala i rraskapitur nga dhimbja e madhe rikthehet në të njëjtin vend ku një vit me parë përjetoi tmerrin e humbjes se 8 të dashurve të familjes së tij Sahadete Lala 79 vjeç, Ilir Lala 52 vjeç , Marjeta Lala me 4 fëmijët Emilio Lala Dionis Lala 2 vjeç Dionisa Lala 2 vjeç binjakë Amelia Lala 8 vjeç. Griselda Lala 22 vjeç.

8 anëtarët e fisit Lala humbën jetën në shtëpinë ku kishin gati rreth 3 vite që ishin vendosur. Pikëllimi mbërtheu zemrat e atyre që mbijetuan nga ai termet. Por tragjedia për Ylber Lalën nuk mbaroi më 26 nëntor. Ditën kur u përcollën në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe nëna e Ylber Lalës Fiqirete Lala 64 vjeçe njëkohësisht nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës gjyshes që u gjet me mbesën në krah nën rrënoja.

Ditën e ceremonisë që u bë tek pallati i Kulturës ishte Edi Rama aty dhe në atë moment më njoftojnë se mami ndërroi jetë. Nena ime nuk ishte në ceremoni. Ajo ishte operuar 3 ditë përpara se të ndodhte ngjarja nga apendiciti dhe ndodhej në spital. Ditën e tërmetit na kërkuan ta çojmë në shtëpi se po zhvendosnin të sëmurët, madje për këtë debatova edhe me ministren. E çuam në shtëpi por nuk i treguam çfarë gjëme na kishte ndodhur. Ajo na pyeste çfarë ka? Çfarë keni që jeni kështu? Seç po shoh ca ëndrra të këqija por ne nuk i treguam. Ditën e ceremonisë babi doli nga shtëpia dhe mami e pyeti se ku po shkonte por ai si tregoi. Kur ai iku mami dëgjoi ca komshinjtë që flisnin për tragjedinë tonë dhe aty e pësoi infarkt dhe iku na la, tha Ylberi.

Babai i Ylberit Ali Rame Lala 70 vjeç jeton tashmë i vetëm në një banesë tjetër që ndodhet pranë zonës së tragjedisë. Me lot në sy ai na rrëfen se 95 mijë lekët e pensionit nuk i dalin për ilaçe.

Deri para 9 muaj me parë jetoja me bashkëshorten time ngela vetëm. Si jetoj? Ja siç e shikon. Fëmijët pa punë por vijnë e më shohin. Marr 95 mijë të vjetra pension. Paguaj drita dhe ujë 80 mijë lekë tregon se ska paguar herën e fundit. Vuaj nga hernie diskale, por këmbët nuk i kam funksionale. Qëndroj shtrirë ndonjëherë me vjen vajza që më bën për të ngrënë një herë në disa ditë. Vajzën e kam në Fier. Kam 4 muaj pa i marr këto ilaçet se bëjnë 64 mijë. Janë për këmbët këto ilaçet dhe si marr dot, tha Ali Rame Lala.

Pas tërmetit të 26 nëntorit jeta e anëtarëve të mbetur gjallë të fisit Lala ka ndryshuar rrënjësisht. 3 djemtë e Ali Lales sot janë të papunë. Vajza e tij jeton larg në Fier me familjen e saj.

Traumat e asaj tragjedia pengojnë edhe sot jetën e Ylber Lales. Ylber Lala ka trokitur disa herë në dyert e ministrive për të kërkuar ndihmë për babanë e tij të sëmurë. Në mungese të një pensioni për babanë e sëmurë apo të një personi që të mund të kujdesej, ato para për të janë jetike. Edi Rama nuk do ta fal. Tallu sa të duash por mos e prek plagën, tha ai.