Frika nga rimbyllja, Pipero: Treguesit që duhet të na shqetësojnë.

55

Gjatë javës së fundit në Shqipëri ka pasur një shtim të rasteve me Covid-19 dhe kjo ka shtuar frikën tek qytetarët. Mjeku i njohur Pëllumb Pipero foli në studion e Ilva Now ndërsa tha se rritja e rasteve nuk është aq shqetësuese por shtoi se me shqetësim duhet parë rritja e të shtruarve në spitale.

Normalisht unë mendoj se shifrat tek ne janë pothuajse në ato ritme që janë edhe në vendet e tjera të rajonit. Në të gjithë rajonin numri i rasteve të infektimet ka ardhur duke u rritur. Është një rritje e qëndrueshme çfarë tregon për një qarkullim të shtuar të virusit në vendit tonë.

Rritja e numrit të testeve dhe tamponëve ka arritur të evidentojë raste të shtuara me Covid-19. Në opinionin tim se sa shqetësuese është situata, duhet ta tregojnë numrat e të shtruarave në spital se sa numrat pozitivë. Numri i rasteve të shtruara është relative çfarë na bën të mendojmë thellë për të marrë masa të arsyeshme për të mundësuar uljen e ritmit të shpërndarjes së pandemisë në vendin tonë, tha ai.

Mjeku shtoi se një mbyllje e dytë nuk shihet si strategji e mirë por theksoi se para marrjes së kësaj mase qytetarët dhe bizneset duhet të respektojnë protokollet shëndetësore të diktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje ishte një zgjedhje e detyruar për momentin por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla. Askush nuk mund ta parashikojë por nuk do të ishte një zgjidhje që e ndihmon qoftë frenimin qoftë ekonominë dhe e kam të vështirë të them se cilat do ishin shifrat për të marrë këtë masë ekstreme. Mund të kemi kufizime të arsyeshme.

Ne jemi koshientë që vatrat kryesore që transmetohet virusi  janë fëmija brenda të njëjtës familje janë të rinjtë janë restorante lokalet baret. Respektimi i protokolleve strikte kufizimi  i orareve në lokalet e natës. Nëpër lokale nuk respektohet distanca nëpër lokale. Janë një sërë protokollesh që duhet respektuar normalisht. Duke përjashtuar shkollat unë mendoj se jo tani por duke parë në vijimësi duhet komunikuar me bizneset për kufizime të arsyeshme dhe të nevojshme, tha ai.