Renato Mekolli kalon çdo cak, i hedh konkurrentes në fytyrë ushqimin

237

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Hell’s Kitchen’, Renato Mekolli u acarua me njërën ndër konkurrentet, Ergisën.

Në pjatën e saj ndodhej një copë buke e kafshuar, gjë që nuk u prit aspak mirë nga shefi i kuzhinës.

“Nuk e kam kafshuar unë”, tha Ergisa. Mirëpo Mekolli ia hodhi ushqimin në fytyrë dhe më pas në përparësen e kuzhinës.

“Lat nam, lat nam…e kafshon tjetri dhe ma vendos mua…i thërrisni kokës apo nuk i thërrsini”, bërtiti Renato.