Rama e shkarkoi nga posti i ministrit, Peleshi tregon marrëdhëniet me kryeministrin.

241

Javën e ardhshme Presidenti i Republikës Ilir Meta do ti kthejë Parlamentit ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke i kërkuar shumicës qeverisëse të rishikojë hapjen e listave dhe modelin e koalicioneve por mazhoranca është e vendosur në pozicionin e saj për të refuzuar kryetarin e shtetit Ilir Meta. Drejtuesi politik i Korçës Niko Peleshi shpjegon se çështja e reformës zgjedhore tashmë është e mbyllur dhe çdo lëvizje e presidentit apo faktorëve të tjerë politikë nuk do të ndryshojnë asgjë.

Nuk shikoj arsye për asnjë parti të shpenzojë energji me kodin. Nuk të bën formula fitues të bën vota popullore. Ne nuk kemi një kod i cili nuk deformon votën popullore në rast se një parti merr më shumë vota do të marrë më shumë mandate. Kjo është formula që kemi sot.

Nuk shkuam te primi, ka qenë në diskutimet tona politike edhe ajo formulë, jo tani, po flas në të gjitha zgjedhjet. Shkuam te një formulë që nuk lejohen koalicionet por që çdo parti merr mandate ne varësi të votave që merr. Jo një parti e vogël merr mandate me gjysmat e votave partia e madhe merr tepricat. Kjo është ajo që u korrigjua.

Nuk kam asnjë ftohje me kryeministrin, në rast se i referoheni ndryshimeve të fundit në qeveri, pas të cilave unë nuk jam më ministër do të ishte mendjelehtësi dhe naivitet politik në rast se një ministër kushdo qoftë ai do të ndihej si i fyer pse nuk vazhdon të jetë ministër.

Shqipëria nuk ka këtë hall ska hallin e punës që do bëjë Niko Peleshi, apo kushdo tjetër. Shqipëria ka hall tjetër dhe e kundërta do të ishte keq pra nëse do të kishim formacione që nuk ndryshojnë ne nuk jemi monarki, ne si trashëgojmë mandatet. Ato fitohen me votën popullore dhe me vullnetin e kryeministrit i cili kompozon një formacion qeveritar ku harmonizohen të gjitha që nga performanca deri te shumë faktorë të tjerë.