Nuk besonte në ekzistencën e Covid-19, modeli 33 vjeçar humb jetën pas infektimit nga virusi

36

Pasi u infektua nga Cov id 19 modeli dhe influencuesi i njohur Dmitriy Stuzhuk humb jetën në moshën 33 vjeçare.

Ai gjithmonë është spikatur për format e tij muskulze dhe trupin e palestruar. Të shumta ishin postimet në llogarinë e tij në Instagram teksa paraqiste stilin e tij të shëndetshëm të jetesës.

Dimistry nuk besonte te cov id 19 deri në momentin kur u infektua.

Ai kishte dalë nga spitali për t’u kuruar në shtëpi pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Por disa orë më vonë ai u risoll me urgjencë pas përkeqësimit  të rëndë.

Për 1 milionë ndjekësit në rrjetet sociale 33-vjeçari dukej gjithmonë në formë të shkëlqyer fizike, teksa promovonte aktivitetet sportive dhe jetesën e shëndetshme.

Pas infektimit fillestar Dmitriy shkruante për fansat: “Dua të ndaj me ju mënyrën sesi u sëmura Unë isha nga ata që besonte se Cov id nuk ekziston …derisa u sëmura dhe vetë”

Më tej ai u thotë fansave: “COV ID 19 nuk është një sëmundje e shkurtër! Dhe është e rëndë”

Dmitriy thotë se ishte zgjuar në Turqi me qafë të enjtur dhe vështirësi në frymëmarrje. Kur u kthye në Ukrainë u diagnostikua me Cov id 19 dhe u shtrua në spital.