Koronavirusi në Shqipëri, bilanci i rasteve të reja në 24 orët e fundit.

252

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri Janë kryer 1276 testime në 24 orët e fundit nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 70 qytetarë duke e çuar në 10071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki 151 raste në Tiranë 30 raste në Korçë 18 raste në Fier 14 raste në Elbasan 12 raste në Pogradec 7 raste në Lezhë Mirditë Kuçovë 5 raste në Kavajë Kamëz 4 raste në Berat 3 në Devoll 2 raste në Durrës Vlorë Rrogozhinë Roskovec Cerrik 1 rast në Shkodër Kurbin Mallakastër Librazhd Gjirokastër Peqin Kolonjë Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 61 vjeçar nga Lezha një 81 vjeçare nga Tirana një 87 vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.