Humb jetën punonjësi i sigurisë në burgun e Reçit, flet kryetari i Sindikatës: Kanë mbingarkesë, lodhje…

40

Fatmir Deda punonjësi i grupit të sigurisë në burgun e Recit në Shkodër është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti kardiak.  Deda ishte rreth 40 vjeç ndërsa kryetari i Sindikatës së Shërbimeve Policore foli për Fax News duke shpjeguar mbingarkesën e punonjësve në punë.

Prej 8 muajsh mbingarkesë dhe lodhje në punë për punonjësit e burgjeve. Shkak masat e vendosura për pandeminë. Disa punonjës të tjerë në gjjthë vendin kanë pësuar infarkte me pasoja të ndryshme. Kanë mbingarkesë, lodhje kushte të vështira dhe orare të zgjatura, tha Valentin Macaj.