Aksi dent trag jik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

230

Një 20-vjeçar shqiptar me banim në Itali ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Chiari.

Viktima ishte drejtuesi i mjetit Klajdi Hallulli, i cili udhëtonte së bashku me tre miq të tij. Për arsye ende të paqarta, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Dy prej të rinjve kanë marrë plagë të lehta, ndërsa dy të tjerë kanë qenë në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre, pikërisht Klajdi Hallulli nuk ja ka dalë dhe ka humbur jetën pak orë pasi kishte mbërritur në spital.